Koordinohen aktivitetet e ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës në Gjykatën e Strasburgut

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu në vazhdën e takimeve sot ka realizuar takim pune me udhëheqësinë e Byrosë për përfaqësim në Gjykatën e Strasburgut kryesuar nga  drejtoresha, Danica Xhonova.

“Gjatë këtij bashkëbisedimi u vlerësua aktiviteti procedural për aplikimet e shtetasve tanë. Konfirmuam se për shkak të materialit voluminoz gjyqësor dhe për faktin se bëhet fjalë për lëndë gjyqësore që janë në procedim e sipër pranë institucioneve kombëtare, afati përfundimtar për dorëzimin e përgjigjes për lëndët në lidhje me abolacionin nga ish Kryetari i shtetit, është 11 qershor 2021. Ekspertët ndërkombëtar dhe ata vendor janë të angazhuar në përgatitjen e përgjigjes për në Gjykatën e Strasburgut,”  ka shkruar zëvendesministri  Nuhiu. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *