Maqedoni: 72 të shëruar, tetë raste te reja asnjë viktimë

jatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3,265 teste dhe janë regjistruar 8 raste të reja të COVID-19 nga: • Shkup – 3 • Strumicë – 2 • Kumanovë, Veles dhe Kërçovë – nga 1 rast në secilin qytet Nuk është regjistruar asnjë humbje jete . 72 pacientë të shëruar u regjistruan nga: • Shkup – 23 • Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë -nga 7 pacientë të shëruar në secilin qytet. • Gostivar dhe Ohër – nga 6 pacientë të shëruar në secilin qytet. • Manastir – 5 • Tetovë – 4 • Radovish – 3 • Shtip – 2 • Strumicë dhe Dibër – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet. Deri më tani, gjithsej 854,673 teste të COVID-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,624, numri i pacientëve të shëruar është 149,862, numri i atyre që humbën jetën është 5,475 dhe numri i rasteve aktive është 287.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *