Gjendja epidemiologjike me Koronavirusin drejt përmirësimit

Gjatë javës që lamë pas janë realizuar 15 707 testime për Kovid-19, duke rezultuar pozitivë vetëm 46 raste, ndërkohë janë shëruar 88 pacientë të infektuar.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 9 persona që kanë ndërruar jetë nga Kovid-19.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer gjithsej 870,380 teste Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,669, numri i pacientëve të rikuperuar është 149,950, numri i vdekjeve është 5,484 dhe numri i rasteve aktive është 235.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *