Sot do të mësojmë dy skuadra të tjera çerekfinale të Kampionatit Europian që do të plotësojnë çiftet e para të këtij raundi.
Teksa dje kishte spektakël me Danimarkën dhe emocione të pafundme me Italinë, sot nuk do të mungojnë asnjëra pasi në fushë do të kemi Holandë-Çeki dhe Belgjikë-Portugali.
Fillimisht do të jetë radha e tulipanëve të cilët do të zbresin në fushë në “Puskas Arena” në Budapest për të tentuar kualifikimin ndaj Republikës Çeke.
Skuadra e De Boer vjen nga tre fitore në Grup dhe nga paraqitje shumë të mira dhe është natyrisht ekipi favorit për të avancuar më tej por çekët janë një kockë e fortë.
Patrick Schick do të jetë rreziki kryesor për Holandën të cilët do të përgjigjen me Depay e Wijnaldum, në një sfidë që parashikohet të jetë tepër e luftuar.