Filipçe: Të infektuarit me variantin indian nuk kanë qenë të vaksinuar

4 të infektuar me variantin indian të koronavirusit, ndërsa gjatë ditës pritet të dalin rezultatet edhe për 4 pacientë të tjerë, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Theksoi se asnjëri nga të infektuarit nuk ka qenë i vaksinuar, ndërsa rastet nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin.

“Tek ne deri tash kishte 3 raste të konfirmuara, gjatë ditës së djeshme është vërtetuar edhe një pacient. Është i shtrirë në Spitalin në Veles, por ka pasqyrë të lehtë. Presim edhe analizat për katër pacientë, ku njëri nga ata është në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile dhe  janë të shtrirë në Shkup”, deklaroi Filipçe.

MinsitriFilipçe paralajmëroi se nga java e ardhshme do të fillojë procesi i imunizimit të popullsisë në terren.

“Vaksinimin në terren do ta organizoj çdo drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në varësi të numrit të banorëve në vendet më të vogla dhe në zonat rurale. Vaksinimi do të filloje nga java e ardhshme dhe besoj se më këtë do të rritet numri i të vaksinuarve”.

Në më shumë se 100 vende veç më është regjistruar ky lloj i virusit Delta, disa vende kanë filluar të kërkojnë edhe PCR testin për llojin Delta tëkoronavirusit. Se a pritet që edhe Maqedonia e Veriut të zbatojë masën e reciprocitetit – të kërkojë test PCR për shtetasit e vendeve të njëjta, Filipçe deklaroi se kjo do të analizohet gjatë kësaj jave.

“Mendoj se duhet të kemi një qasje më të organizuar. Unë sot do të flas edhe me kolegët e mi nga rajoni, si në Shqipëri, Kosovë, Serbi që të marrim qëndrime të përbashkëta sepse mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”.

Se a do të ndikojë lloji Delta në fillimin e vitit shkollorë me prani fizike, Filipçe theksoi është shumë herët të flitet për atë gjë, ndërsa shtoi se intesivisht po kryhet vaksinimi i mësimdhënësve dhe se janë përgatitur të gjitha skenarët për fillim të vitit të ri shkollor./tv21

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *