Çairi vazhdon te krijojë parkingje të reja

Krijimi i vend-parkingjeve të reja në territorin e Komunës së Çairit, është një nga punët që po i kushtojmë vëmendje të madhe në vazhdimësi ka shkruar kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk

Ekipet komunale janë drejt rrumbullakimit të procesit të punës për krijimin e vend-parkingjeve të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej afër  1500m2 në rrugën “Parashqevi Qeriazi”.

Njëra pjesë e këtij vend-parkingu ka përfunduar dhe po shfrytëzohet nga banorët e lagjeve përreth, ndërsa pjesa tjetër është duke u shtruar me bekaton.

Në drejtim të rritjes së kapaciteteve për vende të reja parkingu, punët janë duke vazhduar edhe në shumë lokacione të tjera të Komunës së Çairit, transmeton Info7.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *