Daut Emini, kandidat i PDSH për Tearcë nis takimet me bashkatdhetarët dhe bashkësitë lokale

Kandidati I PDSH-së, për kryetar komune në Tearcë Daut Emini, tashmë ka nisur takimet me qytetarët dhe me institucionet lokale për të diskutuar për problemet me të cilët ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave. Këto takime bëhen në suaza të njohjes së ndërsjellë dhe kërkesave që I kanë banorët dhe bashkësitë lokale ka deklaruar Daut Emini. Një takim të tillë ai ka realizuar me bashkësinë lokale në Nepreshten dhe në Sllatinë ku ka dëgjuar për problemet që kanë këto dy bashkësi si dhe mënyrën e bashkëpunimit mes tyre. Në anën tjetër ai është shprehur se kjo bëhet me qëllim që nga afër të dëgjojnë se cilat janë kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave dhe si mund të arrijmë bashkë deri tek një zgjidhje. Takimet do të vazhdojnë me bashkatdhetarët tanë të cilët aktualisht po qëndrojnë në vendlindje. Në postimin e tij ne Facebook ai ka shkruar.

Bashkatdhetarë, bashkëqytetarë te Dobroshtit, ky takim mbahet ne respekt te rëndësisë dhe kontributit tuaj per Dobroshtin, Komunën dhe Shtetin ne përgjithësi, ndërsa kurrë nuk janë trajtuar nevojat dhe kërkesat simbolike qe keni.

Ne Platformën tone zgjedhore do keni vend te veçantë, prandaj u FTOJ te prezantoni sot ne shpalosjen e ofertës tone zgjedhore. Orën dhe vendin e mbajtjes e keni ne vijim! Me respekt

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *