Një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë të plagosur rëndë, nga një përplasje me armë e ndodhur gjatë mesditës së sotme në zonën e Vitisë në Kosovë.
“Njëri nga të plagosurit ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit, për mediat në Kosovë.
Pak më parë, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rreth orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.