Dje rekord vaksinimesh në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar mbrëmë, se sërish janë aplikuar numër rekord i vaksinimeve për një ditë në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, vetëm dje është vaksinuar thuajse 1 për qind e popullsisë në RMV.“Dëshira e qytetarëve për t’u vaksinuar inkurajon shumë. Që t’i kthehemi përditshmërisë të cilën të gjithë e duam, duhet imunitet kolektiv, kurse ajo do të thotë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen”,shkroi Filipçe në “Facebook” teksa shpërndau fotografinë ku njoftohet se “për një ditë është vaksinuar thuajse 1% e popullsisë”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *