Qytetarëve nuk u rrihet pa kafe, rritet numri i të vaksinuarve pas masave të reja

Masat e reja restriktive të cilat fillojnë nga 16 gushti, e të cilat parashikojnë që në kafene dhe restorante të hyjnë vetëm personat e vaksinuar së paku me një dozë vaksinë, e kanë përshpejtuar vaksinimin. Ministria e Shëndetësisë informon se interesi për imunizim është rritur ndjeshëm dhe përshkak kësaj nga sot hapen dhe katër pika të reja për vaksinim dhe atë në poliklinikën Bit Pazar, në Draçevë, Çento dhe Gjorçe Petrov.

Sipas informatave nga MSH, 32% e popullatës mbi 18 vjeç tanimë është imunizuar së paku me një dozë.

Deri dje, gjithsej janë vaksinuar 982645 persona, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 439048 persona.

Me vaksinën e parë më së shumti janë vaksinuar qytetarët e Gjevgjelisë, më pas të Kavadarit, Ohrit, Negotinës, Manastirit, Resnjes, Berovës, Pehçevës, Shtipit dhe Vallandovës.

Në Shkup janë vaksinuar rreth 30 deri 40% e popullatës. Në Tetovë, Dibër, Strugë e disa qytete të tjera janë vaksinuar rreth 20 deri 30 % e popullatës ndërsa në Gostivar vetëm 19.9%.

Edhe përskaj numrit të madh të vaksinave të aplikuara, rritet edhe numri i të infektuarve të rinj. Në afat prej një muajve, numri i rasteve aktive u rrit nga 130 në 2581. Për momentin vetëm gjashtë qytete nuk kanë raste aktive me korona virus ndërsa Shkupi dhe Tetova zënë vendet e para me 832 dhe 662 raste aktive.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 158681 persona, prej tyre 150587 janë shëruar ndërsa numri i të vdekurve shënon 5513.//Zhurnal.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *