Publikohet raporti dyjavor: Vdekshmëria te të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën dyjavore të të vaksinuarve nga rastet pozitive me Covid-19.

Për të vaksinuar konsiderohen personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës.

Gjatë periudhës prej 06.08 deri 19.08.2021, në territorin e shtetit 9881 qytetarë janë pozitivë nga të testuarit për Covid-19, nga ata vetëm 15% janë vaksinuar në tërësi, gjegjësisht 1507 persona. Është i madh numri i të pavaksinuarve të cilët janë infektuar me Covid-19. Sipas statistikës dyjavore, 8374 qytetarë pozitivë në Covid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar, arrin në 91%, ndërsa vetëm 9% prej gjithsej 724 pacientëve që janë të hospitalizuar për momentin, janë plotësisht të vaksinuar.

“Vdekshmëria te të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë”, tregon analiza.

Gjatë dy javëve, në territorin e Maqedonisë së Veriut kanë vdekur 101 persona me Covid-19, 92 prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 8% kanë pranuar vaksinë. Sipas analizave, viktimat kanë pasur më shumë sëmundje kronike.

“Ministria e Shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit. Çdo vaksinë që e kemi në dispozicion është e sigurt, e ul gjasën nga sëmundja, parandalon formë të vështirë të sëmundjes dhe mbron nga pasojat me vdekje. Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim. Vetëm kështu do të arrijmë në imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë shpërndarjen e mutacioneve të SarsCov2”, thuhet në njoftim

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *