MSH: ndërmarrjet e varrimit dorëzojnë kufomat dhe organizojnë varrimin

Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrëmë në disa media janë publikuar informacione jo të sakta se Klinika për Sëmundje Infektive gabimisht ka dërguar trupin e pajetë të një pacienti një familjeje në Vrapcisht të Gostivarit.

“Njoftojmë opinionin se asnjë institucion shëndetësor në vend, e as Klinika për Sëmundje Infektive nuk ka bërë një gabim të tillë. Të gjitha spitalet dhe covid-qendra tërësisht e respektojnë protokollin për veprim me trupat e pajetë të pacientëve që ndërrojnë jetë në kushte spitalore, të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19. Pas vdekjes dhe përgatitjes së trupit, konform protokolleve për mbrojtje nga COVID-19, menjëherë i dërgohet ftesë Ndërmarrjes Publike Komunale të Komunës ose Butelit – shërbimi i varrimit SHA Shkup për Qytetin e Shkupit, të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e varrimit e jo spitalet, ua dërgojnë trupat e pajetë familjarëve dhe e organizojnë varrimin” – thuhet në komunikatën e MSH-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *