Dymbëdhjetë pjesëtarë të shërbimit amerikan, 11 marinsa dhe një mjek u vranë në sulmin në aeroport, thanë zyrtarët për mediat amerikane.
Këto janë viktimat e para të ushtrisë amerikane në Afganistan që nga shkurti i vitit 2020.
Ndërsa, Pentagoni ka deklaruar se evakuimet do të vazhdojnë.
“Ne do të vazhdojmë të ekzekutojmë misionin pavarësisht këtij sulmi”, thotë gjenerali Kenneth McKenzie i Komandës Qendrore të SHBA-ve.
Ai shtoi se rreth 1.000 shtetas amerikanë ende besohet se janë në Afganistan.
Të paktën 60 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën në shpërthimet në aeroportin e Kabulit këtë të enjte.