Akademia Diplomatike nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Akademinë Kosovare për Siguri Publike

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Sabri Kiçmari ka pritur Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Kosovare për Siguri Publike z. Arton Berisha. Me këtë rast në emër të institucioneve respektive, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi si dhe një Protokoll Marrëveshje.Marrëveshjet ndërinstitucionale në fjalë kanë për qëllim të bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve kosovare për të përkhrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e trajnimeve, avancimin e vazhdueshëm të tyre dhe programeve relevante.Në takim dhe në ceremoni kanë marrë pjesë edhe zyrtarët z. Kastriot Jashari dhe z. Enis Xhemaili nga institucionet përkatëse.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *