Çairi lidhet me gjitha komunat, lehtësohet qarkullimi në drejtim të Kosovës

Edhe një investim mjaft i rëndësishëm i afrohet Komunës tonë të Çairit ka shkruar ne Facebook kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.. Sot bashkë me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubin, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, sikurse edhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, morëm pjesë startimin e një projekti tjetër kapital. Në afërsi të udhëkryqit midis Bulevardit “Sllovenia” dhe Bulevardit “Hasan Prishtina”, respektivisht Bulevardit “Nikolla Karev”, do të fillojë ndërtimi i nyjes gjë që do të ndikojë dukshëm në lehtësimin e qarkullimit në hyrjen dhe daljen veriore të qytetit, por edhe do të lidhen shumë më mirë komuna jonë e Çairit me komunat e Karposhit, Çuçer Sandevës e të Butelit.Një tjetër segment tejet i rëndësishëm është se me këtë nyje do të lehtësohet qarkullimi me Kosovën. Kjo nyje do të jetë shumë pozitive edhe për bizneset që funksionojnë në Zonën industriale në Vizbeg.Vlera e projektit sipas paralajmërimeve do të jetë 550 milionë denarë, ndërsa për fazën e parë janë siguruar 2 milionë denarë nga Qeveria me rebalanc të buxhetit për realizimin e investimeve kapitale ka shkruar ne Facebook kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *