Teuta Arifi takon drejtorët e shkollave fillore në komunën e Tetovës

Pas vendimit të Qeverisë së RMV që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike vetëm në shkollat fillore në vend, sot në komunën e Tetovës realizova një takim koordinues me drejtorët e këtyre institucioneve shkollore.

Nga ata kërkova që protokolet dhe masat mbrojtëse të propozuara nga komisioni për sëmundje ngjitëse dhe infektive dhe të miratuara nga Qeveria e RMV, të respektohen në përpikshmëri nga ana e menaxhmentit shkollor, stafit mësimor dhe teknik si dhe vetë nxënësit dhe prindërit.

Gjithashtu në takim u dakorduam që edhe ajo pjesë e vogël e arsimtarëve dhe stafit teknik që deri më tani nuk janë vaksinuar, atë ta bëjnë në afat sa më të shkurtër kohor me qëllim që të gjithë të jemi të mbojtur dhe të mundemi mbarë dhe me sukses ta fillojmë këtë vit shkollor shumë sfidues.

EdheMëShumëPërTetovënTonë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *