Visar Ganiu uron vitin e ri shkollor, viziton shkollën fillore “Tefejuz”

Nuk ka më mirë se të dëgjosh zërin dhe të shohësh buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve. Sot kur filloi viti shkollor 2021/2022 me prezencë fizike për të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme, isha në mesin e fëmijëve të shkollës fillore komunale “Tefejuz” ka bere te ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk. Për herë të parë në bankat shkollore nëpër shkollat e Komunës së Çairit u ulën 919 fëmijë.

May be an image of 2 people and indoor

Me drejtorin e “Tefejuzit” Salajdin Zekir dhe me ish-arsimtarin e Edukatës fizike Ali Sadetin-Setko, morëm sot pjesë në pranimin e nxënësve të klasës së parë në këtë shkollë dhe dëgjuam së bashku zilen e parë për këta të vegjël. I gjithë procesi filloi sipas protokolleve të parapara nga ministritë përkatëse dhe autoritetet shëndetësore. Edhe të gjitha shkollat tjera të Komunës së Çairit shënuan një fillim-vit të suksesshëm, si rezultat edhe i përgatitjeve të shumta që ishin bërë gjatë gjithë periudhës së kaluar që më fëmijët të jenë sa më të sigurt në bankat shkollore duke parandaluar njëkohësisht edhe përhapjen e virusit Kovid -19. Të gjithë nxënësve të të gjitha shkollave tona që u ulën për herë të parë sot në bankat shkollore dhe atyre që iu rikthyen të njëjtave pas një pauze të gjatë për shkaqe pandemie, ju uroj shumë sukses, sepse vetëm drita e diturisë është ajo që përpara mund të na shpije. Njëkohësisht ju bëj thirrje që bashkërisht t’i respektojmë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së pandemisë, sepse vetëm në këtë mënyrë shkollat do t’i kenë dyert e hapura pa ndërprerë shkruan kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk

May be an image of 2 people, child, people sitting and people standing

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *