Mickoski: Nëse opozita fiton më 17 tetor, do të ketë edhe shumicë të re parlamentare

Nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet lokale, atëherë do të bëjmë shumicën e re parlamentare. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Gjorce Petrov, ku ka qëndruar sonte partia opozitare.

“Shpesh flas dhe do ta shfrytëzojë këtë mundësi të përsëris, këto po, janë zgjedhje lokale për komunën dhe Qytetin e Shkupit, por njëkohësisht janë zgjedhje ku vendoset në çfarë shteti dëshirojmë të jetojmë. Fitorja më 17 tetor në rrethin e parë nga opozita e përkrahur nga VMRO nënkupton qeveri të re, nënkupton rënie të kësaj qeverie kriminale mes dy rretheve”, tha Mickoski gjatë promovimit të kandidatit Aleksandar Stojkoski për kryetar të komunës Gjorçe Petrov.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *