BDI: Listat tona për këshilltarë përbëhen nga shoqëria civile, rinia dhe gratë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se në zgjedhjet lokale  që do të mbahen me 17 tetor do të garojë me kandidat për kryetar komune në gjithsej 19 komuna, ndërsa në 35 komuna do të ketë listë të saj për Këshilltar komunal. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në afatin ligjor ka dorëzuar Listat e kandidatëve për anëtarë në Këshillat Komunal dhe Listën e kandidatëve për Kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më
17 tetor të këtij viti.Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të garojmë në gjithsej 19 komuna”, thuhet në Kumtesën e dërguar nga BDI.  Listat tona për këshilltarë përbëhen nga shoqëria civile, rinia dhe
gratë, ndërsa gjashtë lista do të kryesohen nga gjinia femërore. thuhet në Kumtesën e BDI-së.

“Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat tona përbëhen me emra eminent nga shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshëm në sfera të ndryshme. Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë bartëse të Listave për në Këshillë komunal do të jenë nga gjinia femërore. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do të jetë fituese apsolute në zgjedhjet e ardhshme lokale me ç’rast në fokus do të ketë realizimin e programit parazgjedhor që ka për qëllim të përmirësimit të standardit të qytetarëve”, pohojnë nga BDI.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *