Katër fitore të ekipeve vendase dhe në të asaj mysafire me 13 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit vendor. Tabelën e kryeson Akademija Pandev me 13 pikë, Ndesshjka e fundit e kësaj jave mes Shkëndijës dhe Shkupit luhet të marten në ora 15:00.
Skuadra e Renovës që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani është skuadra e vetme që fitoii tre pike në transfertë. Në Kavadar ndeshja Tikveshi – Renova pas 90 minutave lojë përfundoi me rezultatin 0:2, ndërsa autor të golave ishin Emran Ramadani dhe Remzifaik Selmani.
Struga Trim Luum me një gol tӕ vetë që e shënoi Galvski në minutat shtesë të ndeshjes mundi ekipin e Skopjes me rezultatin 1:0. Struganë janë ekipi I vetëm që nuk kanë pësuar humbje në këtë pjesë të kampionatit.
Derbi në Strumicë mes Akademia Pandevi dhe Makedonija Gj.P përfundoi me fitoren e thellë të vendasev 4:1 edhe pse mysafirët ishin ata të cilë kaluna në epërsi që në minutën e parë. Fitore të sigurt shënoi Rabotniçki ndaj Bregallnicës 2:0, ndërsa Boreci 2:1 mundi Pelisterin.
Pas pesë ndeshejve të zhvilluara të xhiros së gjashtë tabelën e kryeson Akademija Pandevi me 13 pikë, para Struga Trim Lum që ka 12 dhe Renova e Rabotniçkit që kanë nga 11 pikë. Ndeshja Shkëndija – Shkupi zhvillohet të martëm më 14 shtator.
LIGA E PARË, JAVA E GJASHTË
Tikveshi – Renova 0:2
Struga TL – Skopje 1:0
Ak.Pandev – Makedonija Gj.P 4:1
Rabotniçki – Bregallnica 2:0
Boreci – Pelisteri 2:1
Shkëndija – Shkupi të marten në ora 15:00