Zgjedhjet lokale, Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e partive në takim me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në një takim konsultativ krerët e partive politike për të diskutuar rreth rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në letrën që presidentja u ka dërguar partive politike.

Bekim Kupina, këshilltari për Media i presidentes ka konfirmuar për Telegrafin se pjesëmarrjen në takimin e sotëm e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike.

“Po të gjitha partitë kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë Kupina.

Se do të marrin pjesë në takim e ka konfirmuar për Telegrafin edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se në takim do të shkoj kryetari Memli Krasniqi.

“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, tha Abdullahu.

Ndryshe ditë më parë pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe LVV. Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, kishte thënë për Telegrafin se po do të marrin pjesë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *