“Më mirë për Tetovën: Spitali i Tetovës të lirohet nga udhëheqësia partiake

Në konferencë për shtyp, nga nisma “Më mirë për Tetovën” te spitali i Tetovës thanë se tashmë është dita e tetë që kur ndodhi tragjdia dhe asnjë përgjegjësi konkrete nuk ka.

Hamdi Sulejmani nga kjo nismë tha se i vetmi debat që është zhvilluar dhe zhvillohet është pranimi ose mospranimi i dorëheqjeve dhe kjo gjë, sipas tij, është një taktizim tendencioz për relativizim, me të cilin tentohet t’i iket përgjegjësisë.

“Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut dhe dëshmi për krimin që është rrënjosur në strukturat e shtetit. Ky spital me vite është në gjendje mizore, me kushte çnjerëzore, me higjienë e siguri jashtë të gjitha standardeve. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partitë dhe politika. Fakti që në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjetër kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit”, tha Sulejmani.

Me këtë, sipas nismës, duhet të merr fund që spitali i Tetovës të drejtohet nga kuadro partiake, pasi një shëndetësi e partizuar do vazhdoj të prodhoj tragjedi të tjera si kjo.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *