Albin Kurti, kryetari i partisë Vetëvendosje, pas rezultatit të mbrëmshëm ka shkruar sot në rrjetin social Facebook, duke bërë një krahasim numrash filluar prej vitit 2010 kur Vetëvendosje së pari ka marrë pjesë në zgjedhje.
Ai këtë shkrim e ka filluar duke falënderuar qytetarët derisa ka thënë se do të vazhdojnë në raundin e dyte, më 14 nëntor.
“Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021”, u shpreh Kurti.
Statusi i plotë:
Në zgjedhjet parlamentare:
12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi
6 tetor 2019 – LVV e para
14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.
Në zgjedhjet lokale:
3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi
22 tetor 2017 – LVV e treta
17 tetor 2021 – LVV e para.
Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.