Hoxha: Çdo mbështetje për Tetovën është e mirëseardhur

Që nga dita e parë kemi thënë se nuk do të lejojmë që mbështetja e qytetarëve në Zhelinë dhe Tetovë të kthehet në pazare politike. Fotografia është e qartë. Partitë që duhej të dëshmonin dhe të tregonin në raundin e parë u panë shifrat. Tashmë fotografia është bardh e zi – a janë qytetarët të kënaqur me kryetaren aktuale, apo kërkojnë ndryshim në Tetovë, tha sot sekretari i përgjithshëm i Besës dhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, duke iu përgjigjur gazetarëve, në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas Hoxhës, çdo mbështetje për komunën e Tetovës dhe Zhelinës është e mirëseardhur.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët e Tetovës, të të gjitha kombësive dhe jemi të bindur për mbështetjen që marrim çdo ditë. Ata janë të lodhur nga mandati tetëvjeçar, në të cilin nuk është bërë asgjë dhe unë pres mbështetje absolute nga kushdo në atë drejtim. Mbështetje me kusht e di realisht që vetë partitë politike nuk munden, sepse elektorati është vërtet shumë inteligjent. Ne i kemi marrë ato 10.400 vota pa koalicion, me qasje direkte dhe presim që të na lejohet ajo qasje direkte, të dëgjohet programi dhe duam që programi të jetë fitues i zgjedhjeve, dmth çfarë ofrojmë për Tetovën, çfarë ofrojmë për Zhelinën. Mendoj se absolutisht çdo gjë tjetër është një taktikë politike që nuk do të doja ta komentoja”, nënvizoi Hoxha.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *