UEFA: Shkëndija renditet e 132-të, FC Shkupi renditet e 274-ta, Bajerni i prinë listës së ekipeve më të mira në Evropë

Klubi I futbollit Shkëndija e cila është edhe kampion në fuqi e Maqedonisë së Veriut është klubi më mirë i renditur në listën e fundit të renditjes së klubeve të publikuar nga UEFA. Ekipi tetovarë me 9.000 pikë, është në vendin e 132-të në listën e klubeve të UEFA-s. Skuadra e dytë më e mire nga Maqedonia e Veriut .është lideri aktual në renditjen e tabelës në Ligën e Parë të fuitbollit FC Shkupi e cila renditet në pozitën 274-të, Pason skuadra e Vardarit që aktualisht është në Ligën e Dytë që renditet në pozitën e 347, Sileksi renditet e 355-ta, Renova në pozitën e 410-të, Rabotniçki në vendin e 411-të dhe Struga Trim Lum në vendin e 412-të. Listës së ekipeve aktualisht më të mira në Europë i prinë kampioni i Gjermanisë Bajern Munihu, ndërsa në mesin e pesë ekipeve të para në renditjen më të re të klubeve, sipas UEFA-s. janë: Mançester Siti, Liverpuli, Çellsi dhe Barcelona.

Open photo

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *