Kryetari i Çairit, Visar Ganiu takon zv.drejtorin e DAP Abdylselam Selami

Gjatë ditës së sotme realizova takim pune me zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike, z.Abdylselam Selami. Në këtë takim theksi i veçantë u vendos në decentralizimin fiskal, ndërsa shpreha edhe mbështetjen për projektin e DAP, TVSH-ja ime. Ky takim ishte një mundësi e mirë që bashkërisht me z. Selami t’ju apelojmë qytetarëve të kërkojnë llogaritë fiskale, sepse në këtë mënyrë ndihmojnë buxhetin e shtetit, por gjithashtu me skanimin e llogarive fiskale ju mundësohet edhe kthimi i TVSH-së në vlerën e paraparë me dispozitat ligjore.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *