“Open Balkan”, Rama, Zaev e Vuçiq sot takohen në Tiranë

Zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë takimi i radhës i Ballkanit të Hapur, me praninë e tre liderëve, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mësohet se 3 liderët do të zyrtarizojnë iniciativën që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar 5 marrëveshje.

Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftes Emir Djikic, si dhe Majlinda Bregu si Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Ditën e martë, pasdite do të ketë edhe një konference për shtyp të kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i sotëm do të shoqërohet me protesta përpara kryeministrisë kundër nismës “Open Ballkan”. Ishte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha që njoftoi dy ditë më parë këtë protestë në mbrojtje të interesit kombëtar.

Në lidhje me këtë vizitë ka reaguar edhe media serbe “Novost”, sipas së cilës ‘ekstremistët shqiptarë’ me ndihmën e tre politikanëve shqiptarë po përgatiten për një protestë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kur të mbërrijë në Tiranë.

Media serbe shkruan se sipas burimeve të saj, organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike (PD), Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, ish truprojat e Sali Berishës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *