Në të njëjtën kohë anulohen të gjitha ngjarjet publike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa ka rekomandim të fortë për testim, si për vizitorët që mbërrijnë në Greqi, ashtu edhe për qytetarët para tubimeve festive.
“Vizitorët që vijnë në Greqi, përveç testit të detyrueshëm PCR 72 orësh ose testit të shpejtë 24 orësh, sepse kemi indikacione se te shuma persona sëmundja paraqitet pas PCR testit të bërë ose të shpejtë, do të detyrohen me një rekomandim të fortë të përsërisin testimin në ditën e dytë dhe të katërt pas hyrjes së tyre në vend, që të mund të monitorojmë nëse janë të sëmurë”, tha dje Plevris, ndërsa në pyetjen e gazetarëve shpjegoi se për turistët, ka një rekomandim të fortë për testim me faktin se është “shumë e vështirë pothuajse e pamundur të kontrollohet”.
Masat e reja do të vlejnë deri më 3 janar në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa ka shumë gjasa që pas festave të futën masa të reja.
Plevris tha se masat janë në dy faza, e para nga sot dhe e dyta nga 3 janari 2022.
Për pakon e dytë të masave pas Vitit të Ri, komisioni kompetent i epidemiologëve do të mbajë mbledhje të hënën për të shqyrtuar të dhënat e reja dhe për të saktësuar detajet.
Në fazën e dytë, pas Vitit të Ri, masat do të zbatohen për jetën e natës, për sa i përket orarit të punës së klubeve dhe lokaleve, punës nga shtëpia, garave sportive dhe mbajtjen eventuale pa publik.