Më shumë se 1600 fluturime të anuluara në botë për shkak të Omicron

Mijëra udhëtarë në mbarë botën po përballen me anulimin e fluturimeve në moment të fundit për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Në Shtetet e Bashkuara, United Airlines anuloi të paktën 150 fluturime të planifikuara për sot, si dhe 44 të tjera të planifikuara për të shtunën, sipas Flight Aware.

Linjat e tjera ajrore, duke përfshirë Delta, JetBlue dhe Allegiant, gjithashtu anuluan fluturimet. Dhjetëra fluturime nga aeroportet e Sidneit dhe Melburnit u anuluan gjithashtu në Australi në një kohë kur rastet e koronavirusit në vend kanë arritur nivelin e tyre më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i fluturimeve të anuluara në mbarë botën deri më tani është mbi 1600, sipas faqes së internetit Flight Aware.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *