Klubi i futbollit Renova, sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e pestë me shtatë fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje duke grumbulluar 27 pikë. Trajneri Qatip Osmani për KlanMacedonia tha se ekipi tij ka mund të shënon edhe ndonjë fitore, por ka mund edhe të humb disa ndeshje, prandej është i kënaqur me këtë pozitë aktuale.
QATIP OSMANI- TRAJNER I KF RENOVA “Jemi në vendin e pestë. Jemi në pozitë ku jemi afër kreut të tabelës por duhet të kemi kujdes se sistemi i garave është i tillë që me një seri humbjesh vjenë dhe e rrezikon ekzistencën. Ashtu që ne për këtë kampionat do mundohemi nga ekipi ta nxjerrim më të mirën, kuptohet këtu se do të nevojiten edhe disa përforcime”. Duke pasur para sysh se sezoni pranveror fillon më 13 shkurt, skuadra e Renovës tanimë ka projektuar plan-programin e përgatijeve që do të fillon menjëherë pas festavae të vitit Ri. Faza e parë zgjatë nga 3 deri janar, faza e dytë do të zhvillohet në Ohër QATIP OSMANI- TRAJNER I KF RENOVA “Janë të parapara shtatë ndeshje miqësore, ndoshta shtatë loja për një fazë përgatitore kaq të shkurt për kë vit janë shumë, por shkaku se kemi pasur disa lojtar vtë lënduar dhe presim përforcime. Mendoj se do t’ia arrijmë at që duam për sezonin e ardhshëm” Klubi ifutbollit Renova në merkaton dimërore pritet të sjell dy-tri lojtar cilësor emrat e të cilëve do të publikohen po sa të arrihet marrëveshje. Nga klubi është larguar vetëm kapiteni Argjend Gafuri