Ferhan Hasani- Buba nga dita e sotme sërish do ti basjhkangjitet ekipit të tij ku edhe i ka filluar hapat e para të futbollit dhe do të vesh fanellën me numër 10, me emblemën e Shkëndijës. Nga drejtuesit e klubit akoma nuk ka konfirmim zyrtar por në opinion tanimë janë të bindur se kjo punë është kryer dhe ai nmdoshta që në seancën e sotme stërvitore do t’i bashkangjitet dhe do të punon nën urdhërat e trajnerit BrunoAkrapoviq “Buba’ me ekipin e Shkëndijës ka të fitur dy tituj kampion në vitin 2010/2011 dhe vitin 2017/2018 dhe një Kupë të fituar në sezonion 2015/2016. Futbollisti tetovar sukses ka pasur edhe me ekipine Helsinkit në Finlandë në vitin 2020 ku ka të fituar titullin kampmion dhe Kupën. Në gjashtë muajt e fundit pasi u largua nga Partizani . Tiranës ai ka stërvitur individualisht. Ferhan Hasani si futbollist I ekipit kuqezi ka të gjithsej 120 ndeshje, 63 gola dhe 53 asistime. Në sezonin garues 2017/18 Hasani me 22 gola të shënuar ishte ggolashënuesi më I mire në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ferhan Hasani ka 40 ndeshje në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut dhe ishte pjesë reprezentacionit në Euro 2020. Ndërsa në U-21 ka 13 paraqitje dhe 3 gola të shënuar . Kujtojm se deri ditë e sotme përforcimi I pare I Shkëndijës është Mihaillo Manevski nga Bregallnica e Shtipit, ndërsa nbga ekipi janë Larguar Armend Alimi, Rubin Hebaj dhe Kamer Qaka
