Aksion policor në disa qytete të Kosovës

Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në tri qytete të Kosovës, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Aksioni i mëngjesit të sotëm është vazhdim i aksionit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar që lidhet me ndërtimet në Brezovicë.

Lokacionet e ndara sipas qyteteve janë, 4 në Shtërpcë, 2 në Ferizaj dhe 4 në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, i cili është në mbikëqyrje të aksionit në Shtërpcë.

“Po, sot jemi në ditën e dytë ë vazhdimit të aksionit të koduar “Brezovica”, janë disa lokacione duke u bastisur”, tha Jashari.

Më 21 dhjetor, në pjesën e parë të aksionit të njohur si “Brezovica”, janë arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *