Armando Broja i rekordeve në Ligën Premier – askush si sulmuesi shqiptar

Armando Broja ka arritur të shënoj sërish me fanellën e Southamphon, që ishte goli i tij i pestë në Ligën Premier këtë sezon.Sulmuesi që është në kontratën me Chelsean dhe në huazim te ‘Shenjëtorët’, po shkëlqen ndeshje pas ndeshje, ku nuk kanë munguar edhe rekordet e tij.Ai shënoi golin e pestë sezonal në kampionat në ndeshje ndaj Brentford, ku skuadra e tij fitoi 4-1.Armando Broja është bërë lojtari më i ri që ka shënuar pesë gola këtë sezon me një moshë prej 20 vjet dhe 123 ditë, ndërsa vetëm dy nën 21 vjeç kanë arritur ta bëjë këtë, ku me shqiptarin aty është edhe Bukayo Saka.Po ashtu Broja është lojtari më i ri në Ligën Premier që ka arritur të shënojë në katër ndeshje radhazi kur ka luajtur i startues në shtëpi. Po ashtu është lojtari i parë pas Diego Costas së Chelseat në atë kohë që e kishte arritur në vitin 2014.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *