Sot në varrezat e fshatit Shemshovë, një fshat i vogël në Tetovë, por me mjaft histori të bujshme në aspektin patriotik dhe kombëtar Daut Zeqiri. Këtij fshati emër i dha gjenerali i heshtur, pjesëmarrës në dy lufta dhe nismëtar i të gjitha aktiviteteve kombëtare. Historia e tij nis shumë herët që në vitet e 70- 80 në kohën kur shqiptarët ndodheshin në situatën më të vështirë. Edhe përkundër presionit dhe ndjekjes që kishte nga UDB e atëhershme ai nuk ndaloi të jetë në shërbim të kombit dhe çështjes së pazgjidhur shqiptare. Nga Tetova, vazhdoi aktivitetin në Shqipëri dhe në Turqi për një kohë të shkurtër dhe për tu vendosur në Drenas në vendin ku krijoi celulat e par atë UÇK në Kosovë dhe asaj në Maqedoni. Nga shtabi i përgjithshëm gjenerali i heshtur Daut Zeqiri emërohet si shef I të gjitha organizimeve dhe lëvizjeve që do bënte kreu u UÇK në Maqedoni në vitet e 98- 99. Kishte një mbështetje të fuqishme nga komandant Daja dhe një besim nga Hashim Thaçi. Pak kush kishte dëgjuar për gjeneralin e heshtur sepse ai bënte punën, dhe nuk fliste shumë. Shtëpia e tij në Shemshovë në vitet 97-98, 99 ishte shndërruar në shtab të UÇK, pasi në dhomën e tij i përgatiteshin planet e veprimit dhe aksionet që do merrnin ushtarët në Kosovë dhe sigurimin e rrugës që duhej ta bënin për të kaluar shefi Hashim Thaçi bashkë me shokët. Më pas shtëpia e tij do vazhdonte ti shërbente shtabit të ushtrisë së kryesuar nga Ali Ahmeti i cili e ka përjetuar shumë lajmin për ikjen nga kjo jetë të bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit të tij. Iku në botën tjetër si një atdhetar që me vete mbart shumë vepra, shumë përjetime, shumë skena lufte e shumë plane të realizuara për të cilat sot ne mund të mburremi me mjaft krenari. Nuk fliste me çdo kënd sepse kërkonte fillimisht besimin e tij dhe mbajtjen e fjalës dhe më pas rrëfente gjithçka. Ka qenë një mësues dhe një udhërrëfyes i shumë gjeneratave të reja dhe atyre më të moshuara. Shumë takime me atë që kanë zgjatur me orë të tëra, më janë dukur vetëm takime raste dhe të shkurtra do të shprehet një ish bashkëveprimtar i tij. Gjeneral, luftove mjaftueshëm, një jetë të tërë ja kushtove idealit, pusho i qetë në parajsë aty ku edhe e kanë vendin idealistat ! Ka shume për te shkruar, por për sot mjafton.
Berat Azizi autor