Vazhdon kaosi në Bllacë

Vazhdon kaosi në pikat kufitare me Kosovën. Të gjithë ata që nuk i kanë tri doza vaksinash nuk lejohen të hynë në territorin kosovar, shkruan Alsat.

Ka prej tyre që e kishin të domosdoshme të shkonin dhe përpos dy dozave janë detyruar të bëjnë edhe teste PCR. Kjo masë e shtetit të Kosovës do të zgjasë 2 javë.

“Po na njoftuan dhe u kthyem bëmë teste se vetëm dy doza i kemi marr por jo edhe test PCR. U detyruat të bëni test, sa ju kushtuan? Testet nga 1,500 denarë. A është në rregull i gjithë ky shpenzim? JO nuk është por s’kemi çfarë të bëjmë se ashtu e kanë marrë vendimin”, shprehet një qytetar.

“Revolta e qytetarëve tanë të kthyer nga kufiri kosovarë është se përse të njëjtit nuk kërkojnë edhe tre doza të vaksinave për shtetasit e tyre, të cilët hynë në territorin e vendit tonë pasi që të njëjtit vijnë bëjnë shopping, skijim apo edhe vizita familjare dhe në të kthyer bartin rrezikun potencial të përhapjes së virusit nga shteti ynë në shtetin e tyre”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

“E gjithë bota po hapet! Së pari unë kam kaluar virusin dhe kam dy vaksian, çfarë do të më ndihmoj doza tretë – asgjë! Bile të njoftonin ca ditë më herët, ja vijmë këtu na thonë nuk mundet, si jo! Çdo shtet normal do të zbatonte masat e reciprocitetit që duhet në këtë rast. Ata kërkojnë edhe ne duhet ta bëjmë”, thotë një qytetar.

Autoritetet e Kosovës thonë se nuk pritet ta rishikojnë këtë vendim deri më 4 shkurt kur dhe do të vlerësohet efekti epidemiologjik i masave. Sipas tyre këto masa janë marrë në mbrojtje të mospërhapjes së variantit omicron, ku përveç kufizimeve në kufi kanë shtuar orën policore në gjithë vendin nga ora 22:00-05:00.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *