Lëvizja Besa: Mbështesim heqjen e qeverisë teknike

Nga Lëvizja Besa sot përmes një komunikate kanë njoftuar se do të mbështesin nismën për heqjen e qeverisë teknike. Nga kjo parti kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve
të Lëvizjes BESA. Ne riafirmojmë qëndrimin tonë se shteti ka nevojë për institucione stabile, qendrueshmëri politike dhe hapa konkret për rimëkëmbje ekonomike. Për të siguruar këtë është më se e nevojshme që
vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj heqja e procedurave për qeveri teknike është një hap për përshpejtimin e daljes të vendit nga kriza”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes Besa.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *