Mot kryesisht me vranësira, i ftohtë dhe me erë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, shumë ftohtë dhe me erë. Në pjesët malore  përkohësisht  do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej – 12 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimale prej -5 deri në 3 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 0 gradë Celsius.Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të ftohtë me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Deri të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende do të bien rreth -10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës nga mesi i javës do të jenë në rritje. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *