Shaqiri dhe Merko nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e sallës së sportit

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se ministri Jeton Shaqiri ka nënshkaruar kontratë me kryetarin e komunës së Strugës për ndërtimin e sallës së sportit në Dellogozhdë të Strugës.“Ме këtë marrëveshje Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të investojë në objektin për edukimin fizik, me hapësirë të përgjithshme prej 650 metra katrorë në Komunën e Strugës. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Shaqiri theksoi se një nga faktorët vendimtar në rritjen e gjeneratave të shëndosha është edukimi fizik cilësor që inkurajon nxënësit të merren me sport dhe të arrijnë rezultate më të larta”, thuhet në njoftimin e MASh.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *