Periudha e izolimit ose karantinës për shkak të COVID-19 zvogëlohet në shtatë ditë, vendosi Qeveria në seancën e djeshme, pas rekomandimit të pardjeshëm të Shtabit kryesor koordinues të krizës të sjellë me propozim të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektuese për shkak të pasqyrës më të lehtë klinike që e shkakton varianti omikron.
Shërbimi qeveritar për shtyp dje kumtoi se Qeveria ka marrë vendim për zvogëlimin e periudhës së izolimit për personat tek të cilët përmes laboratorit është përcaktuar prani e KOVID-19, si edhe periudha e vetëizolimit/karantinës tek personat të cilët kanë pasur kontakt me një rast të konfirmuar të COVID-19.“Në pajtim me këto rekomandime personat të cilët përmes laboratorit e kanë konfirmuar praninë e COVID-19 (me test PCR ose me test të shpejtë antigjen), ndërsa të cilët nuk kanë zhvilluar simptoma të sëmundjes, gjegjësisht janë raste asimptomatike të COVID-19 u caktohet izolim shtëpie prej shtatë ditësh nga dita e testimit. Pas përfundimit të periudhës së izolimit, tre ditë pas duhet respektim i rreptë i masave për mbrojtje personale (mbajtja e maskës mbrojtëse N95/FFP2 gjatë qëndrimit në hapësirë të mbyllur me persona të tjerë ose në hapësirë të hapur kur nuk mund të ruhet distancë prej dy metrash, dezinfektim të shpeshtë të duarve, shmangien e grupimit)”, njoftuan nga Qeveria.