Gjatë një aksioni në njëzet objekte hotelerike në territorin e Kumanovës gjatë fundjavës, Inspektorati shtetëror i tregut përkohësisht ka mbyllur katër objekte hotelerike, ndërsa ndaj 13 është caktuar gjobë nga ana e DAP-it.
Në aksionin e realizuar nga ana e Sektorit për punë kriminalistike, Njësisë për intervenim të shpejtë, SPB Shkup në koordinim me Inspektoratin e tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike, katër objekte hotelerike janë mbyllur përkohësisht pasi në të janë gjetur 25 persona që nuk kanë poseduar kovid- certifikatë.
Për 13 objekte, kanë njoftuar sot nga MPB, është caktuar gjobë nga ana e DAP-it për shkak të mosdhënies së llogarive fiskale, ose parregullsive në qarkullimin e fitimit.
Ndaj tre objekteve nga ana e Inspektoratit është kërkuar dokumentacion shtesë, ndërsa ndaj një objekti është shqiptuar sanksion për shkak të mosrespektimit të Ligjit për veprimtari hotelerike.