Nesër vendoset për skriningun e nxënësve nëpër shkolla

Në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset rreth skriningut të nxënësve nëpër shkolla, kështu njoftoi sot ministri i shëndetësisë Bekim Sali, sipas të cilit skriningu do të zhvillohet nga Qendrat e Shëndetit Publik të cilat e udhëheqin evidencën e të gjitha rasteve pozitive.

Një nga pikat në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të jetë edhe skriningu i nxënësve. Nesër do të vendoset se si dhe kur do të filloj skriningu. Javën e parë është shumë e rëndësishme që reagojmë shpejtë në rast se ka nevojë për marrjen e masave plotësuese”, tha Sali.

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Fillimi i gjysmë-vjetorit u prolongua për dy javë për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *