Kolona makinash në kufirin e Bllacës, pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi masat e lëvizjes

Kolona makinash në kufirin e Bllacës, pak orë pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi masat e lëvizjes. Nga MPB-ja thonë se për më pak se 12 orë rreth 4 mijë makina kanë kaluar në të dy anët e kufirit. Qytetarët mirëpresin lehtësimin e masave. Kushti për kalimin e kufirit me 3 doza në dy javët e fundit ishte kundërshtuar ashpër nga tregtarët, studentët por edhe qytetarët, shkruan Alsat.

“Pasi Republika e Kosovës hoqi masën për dozën e tretë të vaksinë mijëra qytetarë kanë vërshuar në pikat kufitare për të udhëtuar për në Kosovë. Nga mesnata e deri në drekë, vetëm sot në pikën kufitare në Bllacë kanë kaluar mbi 2 000 qytetarë”.

Gjatë periudhës dy javore, kur për hyrje në Kosovë për shtetasit e huaj e domosdoshme ishte doza e tretë e vaksinës, ose dy vaksinat dhe PCR-test, numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë udhëtuar për në Kosovë ka qenë shumë më i ulët.

Siç njoftojnë nga MPB, pasi u hoq kjo masë, vetëm për 12 orë, kufirin në Bllacë e kanë kaluar gjithsej 3912 qytetarë, prej të cilëve 1625 qytetarë nga Maqedonia kanë hyrë në Kosovë ndërsa nga Kosova në vendin tonë kanë hyrë 2287  qytetarë.

Pasi u hoqën masat

Gjithësej, hyrje dhe dalje 3.912

Nga Maqedonia për në Kosovë 1.625 qytetarë

Nga Kosova për në Maqedoni 2.287 qytetarë

Ndërsa vetëm një ditë para se të shfuqizohen masat nga pala kosovare, në pikën kufitare në Bllacë kanë qarkulluar dy herë më pak qytetarë dhe atë gjithsej 2473 qytetarë, prej të cilëve nga Maqedonia për në Kosovë kanë hyrë vetëm 815 qytetarë, ndërsa nga Kosovë për në vendin tonë kanë hyrë 1658 qytetarë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *