Osmani në mëngjes në Ministri, pasdite në Klinikë, me familjen përmes video-telefonatave

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm e nisi me brifing me gazetarët, ku u diskutua për gjendjen aktuale në politikën e jashtme të vendit. Menjëherë pas këtij takimi, Osmani vazhdoi punën si kirurg pranë Klinikës Universitare në Shkup. Ai gjatë javës së kaluar çdo ditë ka qenë në udhëtim, ose në pritje të përfaqësuesve të shteteve të ndryshme, kështu që ka pasur shumë pak kohë për familjen e tij. Por puna nuk e ndalon që të jetë pranë familjes, qoftë përmes video-telefonatave. Një bisedë të tillë ai e ka realizuar sot me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ndryshe, Osmani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai më herët ka ushtruar funksione të ndryshme në ekzekutiv, në vitin 2008 ishte emëruar për ministër të Shëndetësisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *