Operacioni “Pika” arrestohen dy zyrtarë doganorë

Në operacionin e sotëm të koduar “Pika” në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, janë arrestuar dy zyrtarë doganorë për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi I detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës më tej ka theksuar se ajo zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale.

Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *