Rusët i sulmuan teksa po prisnin autobusin, publikohen pamjet tronditëse nga bombardimi në Dontesk me 20 viktima

Mëngjesin e sotëm forcat ruse sulmuan me raketa qytetin Dontest në Ukrainën lindore, duke shkaktuar 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kaosin, panikun dhe frikën e banorëve, me të plagosurit të shtrirë mes gjakut nëpër rrugë.Udhëheqësi i separatistëve të Donetskut, Denis Pushilin, i tha televizionit rus se ishte një bombë thërrmuese, e cila është e ndaluar në shumicën e vendeve, por jo në Rusi dhe Ukrainë. “Nëse (raketa) nuk do të ishte rrëzuar, do të kishte edhe më shumë viktima,” tha Pusilin.Sipas tij, viktimat ishin duke pritur në një stacion autobusi./abcnews.al/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *