Barca apo Real Madridi, do të kalojë në finale të Kupës së Mbretit

Katalunasit janë nikoqir të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00. Ekipi që drejtohet nga trajneri Çavi Hernandez ka avantazhin nga ndeshja e parë të cilën e fituan 0:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në kryeqendrën spanjolle, në Madrid.

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti dhe disa futbollistë tjerë të ekipit madrilen janë shprehur optimist se do ta “rrëzojnë” Barcelonën nga Kupa e Mbretit.

Në anën tjetër, Çavi Hernandez në konferencë për media ka vlerësuar “mbretërit” se janë skuadër që dinë të përmbysin rezultate. Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të luan në finale të Kupës së Mbretit me Osasunën që mbrëmë e eliminoi Atletik Bilbaon.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *