Ministria e Ekologjisë nënshkruan marrëveshje me Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar

Është nënshkruar një marrëveshje me të cilën Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) përmes BERZH ka dhuruar fonde të pakthyeshme në vlerë prej 700.000 eurosh si ndihmë teknike për njësinë e projektit të MMJPH-së në proces të realizimit të projektit rajonal të mbeturinave të ngurta për të cilin shteti ka marrë kredi nga BERZH në vlerë prej 55 milionë euro.

Për shfrytëzimin e drejtpërdrejtë të grantit suedez, është nënshkruar edhe një marrëveshje me shtëpinë konsulente SUEZ Consulting (SAFEGE) nga R. e Francës, duke vepruar si konsorcium me EPEM nga R. e Greqisë, për sigurimin e shërbimeve konsulente.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *