Temperatura më e ulët prej -2 gradë në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Vijojnë Llazaropole dhe Hanet e Mavrovës me -1, 0 ishte në Krushevë, 3 Manastir, Kriva Pallankë, Prilep, Berovë, Ohër, Pretor, Dibër, 4 në Tetovë, Vinicë, 5 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kumanovë, Shtip, 6 në Strumicë, Veles, Kavadar, Demir Kapi dhe Dojran dhe 8 gradë në Gjevgjeli.
Gjatë 24 orëve të kaluara, deri ora 7 në mëngjes, më së shumti shi 28l/m2 ka pasur në Hanet e Mavrovës, pastaj 27 në Krushevë dhe Tetovë, 24 Dibër, 20 Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kodrën e Diellit, 19 Llazaropole, 16 Kriva Pallankë, 13 Manastir, Kumanovë, 12 Shkup-Petrovec, Prilep, 11 në Gjurishtë, 9 Demir Kapi, 7 Kavadar, 6 Shtip, Vinicë, 4 Veles, Berovë, 3 Pozhar, 2 Strumicë, Pretor, 1 Gjevgjeli.
Përkohësisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, në disa vende mbi 20l/m2. Në male dhe në vendet më të larta do të formohet shtresë e re e borës, ndërsa temperaturat kudo do të bien. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në pjesë lokale mbi 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në interval prej deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 9 gradë Celsius.
Në Shkup mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.