
Shaban Sinani
Sot me fillim në orën 14:00 në të zhvillohen ndeshjet e javës së 9-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë. Shkëndija në Kratovë përballet me Sileksin, ndërsa takime interesante pritet të zhvillohen në Maxhari ku përballen Gostivari – Besa dhe në arenën ‘’Todor Proeski’’ ku takohen Vardari – Struga Trim Lum.
Kryendeshje e javës së 9-të në Ligën e Parë të futbollit vendor do të zhvillohet në stadiumin e Kratovës aty ku mejdanin do ta ndajnë Sileksi vendas dhe lideri në renditjen e tabelës Shkëndija e Tetovës. Aktualisht skuadra e Sileksit me 4 fitore, 1 barazim dhe 3 disfata ka 13 pikë, ndërsa Shkëndija me 5 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje ka të grumbulluara 17 pikë. Pikë rishtë në bazë të këtyre të dhënave kjo ndeshje cilësohet derbi i javës së 9-të. Mesfushori kuqezi Reshat Ramadani para këtij takimi në kratovë tha se është ndeshje e vështirë por ekipi udhëton për fitoren e radhës
‘Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, jemi të motivuar që të shkojmë në Kratovë të fitojmë. Do jete rëndë në Kratovë, Sileksi është skuadër vendase atje . Por shpresojmë të japim maksimumin dhe të kthehemi me fitore. ‘‘Premtojmë se do e japim maksimumin dhe shpresojmë me tre pikë të kthehemi në Tetovë’’ tha futbollisti Reshat Ramadani
Në stadiumin ‘’Boris Trajkovski’’ në Maxhari, zhvillohet derbi i dy skuadrave të Pollogut, mes Gostivari – Besa e Dobërdollit. Ushtruesi i detyrës trajner i ekipit Besa të Dobërdollit, Burim Sadiki premtoi se kundër ekipit të Gostivarit do të japin më të mirën pë të nxjer rezultat pozitiv.

‘’Ndeshje kjo e vështirë për të dy ekpet pasi që të dy ekipet kërkojnë rezultatin pozitiv. Është hera e parë që Besa dhe Gostivari garojnë në Ligën e Parë dhe kanë ndeshjen e tyre të parën ndërmjet veti. Ne si ekip jemi maksimalisht të përgatitur, kemi punuar si në planin psiqik me lojtarët, gjithashtu edhe n at tekniko-taktik. Besoj që jemi të mirëpritur që kjo ndeshje të jetë e bukur dhe të jetë në favorin tonë’’ tha Burim Sadiki u.d. trajner i KF Besa të Dobërdollit.
Në arenë ‘’Todor Proeski’’ ekipi Vardarit pas debaklit që pësoi në Tetovë, nesër përballet me kampionin në fuqi Struga Trim Lum. Dy ekipet në këtë sfidë kërkojnë fitore ndaj edhe pritet lojë cilësore e dy skuadrave .
Në Çair, Shkupi me trajnerin e ri turkun Alparslan Erdem pret ekipin e Akademia Pandev Brera, ndërsa në Ohri, Voska Sport sfidon ekipin e Rabotniçkit dhe në Manastir Pelisteri përballet me Tikveshin. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në ora 14:00.
Java e 9-të. Takohen:
Sileksi – Shkëndeija
Gostivari – Besa
Vardari – Struga Trim Lum
Shkupi – AP Brera
Voska Sport – Rabotniçki
Pelisteri – Tikveshi