
Shaban Sinani
Tre fitore për ekipet vendase, dy barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 22 gola të shënuar është epilogu i javës së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Bashkimi I Kumanovës me fitore të sigurt është kthyer nga Negotina duke e mundur ekipin Vardarski 3-0 me golat që i shënuan Burhan Aliji, Hebib Saiti, Memetriza Hamza. Me tre pikët e sotme Bashkimi tani me 23 pikë ndajnë pozitën e dytë me Makedonija Gj.P.
Arsimi në përballjen me Kozhufin në Gjevgjeli ka arritur të fiton një pike të madhe që e mbanë në garë për kreun e tabelës. Autor i golit për Arsimin ishte Shefit Shefiti.
Pas kompletimit të javës së 10-të kryeson Bregallnica me 24 pikë para Makedonija Gj.P dhe Bashkimi me nga 23 dhe Arsimi në pozitën e katërt me 20 pikë.
Xhiroja e 10-të, rezultatet:
Bregallnica – Boreci 4-0
Detonit Plaçkovica – Makedonija Gj.P 0-0
Skopje – Bellasica 0-2
Kamenica Sasa – Pobeda 4-1
Kozhufi – Arsimi 1-1
Osogova – Ohri 0-2
Vardari (Neg) – Novaci 3-1
Vardarski – Bashkimi 0-3
Në xhioron e 11-të më 2 nëntor në ora 13:00, takohen:
Arsimi – Detonit Plačkovica
Bashkimi – Osogovo
Boreci – Vardari Neg
Makedonija Gj.P – Bregalnica
Novaci – Kamenica Sasa
Ohrii – Skopje
Pobeda – Vardarski